Momenti kur shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur

HIMARA- Një ngjarje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në Porto Palermo, ku motori i një skafi shpërtheu dhe si pasojë e kësaj u plagosën katër persona. Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur ndodhi shpërthimi.

Si pasojë e kësaj kanë mbetur të plagosur Mateo Merdanaj, Aleks Doda, Xhemal Ismailaj dhe Ardinant Qaziu. Ata kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.