Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër/ Arrestohet pronari i pishinës

Gjirokastër, 11 Qershor 2026 – Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga pronarin e kompleksit të pishinave “Glow”, pas ngjarjes tragjike të regjistruar një ditë më parë në fshatin Mashkullorë, ku humbi jetën adoleshenti Arbër Peçi.

Mbi Ermal Kokon rëndon vepra penale e “Shkeljes së rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

I dyshuari është bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko dhe ndalimi policor u bë pasi dyshimet për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë në ambientet e biznesit në pronësi të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së mërkurës, rreth orës 10:00, kur adoleshenti 15-vjeçar Arbër Peçi ka pësuar një arrest kardiak teksa po lahej në pishinë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe autoritetet policore po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, verifikimin e kushteve teknike të sigurisë në kompleksin privat si dhe praninë e rojave të plazhit, për të përcaktuar shkallën e plotë të përgjegjësisë ligjore mbi këtë mbytje aksidentale.