Mbrëmjen e ditës së djeshme, një grua ka rënë nga ballkoni i një pallati pranë Lungomares në Vlorë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ajo është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes dhe nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për një rënie aksidentale apo për një rast me shkaqe të tjera.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




