Lëkundje tërmeti në juglindje të Shqipërisë, epiqendra pranë Korçës

KORÇË- Një tërmet me magnitudë 3.1 të Shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm juglindjen e Shqipërisë.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 09:36, me epiqendër rreth 7 kilometra në jug-juglindje të Korçës dhe rreth 86 kilometra në jug-juglindje të Elbasanit.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash. Ndërkohë, deri në këtë moment nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.