Të shëna më armë janë raportuar në qytetin e Lezhës rreth orës 18:00, te Ura e Milotit. Përmes një njoftimi zyrtar, policia ka bërë me dije se një person i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga një 30-vjeçar.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, te Ura e Milotit, dyshohet se shtetasi Gj. Gj., i cili lëvizte me një automjet tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër tip “Audi”, në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi M. J., 30 vjeç, banues në Rubik.
Nga verifikimet e kryera deri tani rezulton se nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj./




