BallinaMotiKushte atmosferike të pa qendrueshme, parashikimi i motit për sot

Kushte atmosferike të pa qendrueshme, parashikimi i motit për sot

TIRANA- Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente që prej orëve të para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e veriut dhe ekstremit veriperëndimorë e pjesërisht në qendër pas orëve të mesditës reshjet pritet të jenë meintensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore. Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare Dhe zonave luginore të vendit. Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular