BallinaAktualitetKëngëtarja Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria e Arsimit!

Këngëtarja Irini Qirjako u bashkohet protestuesve te Ministria e Arsimit!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako, i është bashkuar protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë dhe shqetësimin për realitetin me të cilin ata përballen.

Në një prononcim të shkurtër nga tubimi, artistja është shprehur se ka dalë në protestë pasi i dhemb shpirti për studentët, të cilët, sipas saj, përballen me një realitet të vështirë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata e akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe shprehen se largimi i kreut të ekzekutivit dhe kabinetit të tij është zgjidhja për situatën në vend.

Protesta e studentëve vijon të marrë mbështetje edhe nga figura të njohura publike, mes të cilave këtë herë është edhe këngëtarja Irini Qirjako.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular