Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasin H. B., 21 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













