SARANDË- Stuhia ka përfshirë mbrëmjen e kaluar edhe qytetin bregdetar të Sarandës, duke shkaktuar kaos në vetëm pak minuta. Bëhet me dije se era e fortë ka rrëzuar pemë, të cilat kanë bllokuar disa rrugë, që më pas kanë krijuar vështirësi edhe në qarkullim. Probleme janë raportuar edhe në bizneset përgjatë shëtitores, ku era e fortë ka shkaktuar dëme.
Një nga incidentet më serioze është shënuar në rrugën përballë stadiumit, ku një pishë është rrëzuar dhe ka dëmtuar tre automjete. Si pasojë e stuhisë tre persona kanë përfunduar në spital, duke marrë ndihmë mjekësore, pasi janë plagosur nga thyerja e xhamave.
Siç shihet edhe në pamje, stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona të Sarandës, ndërsa punonjësit e shërbimeve të Bashkisë kanë zbritur në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në zonat e prekura




