Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku një 26-vjeçar ka goditur me thikë motrën e tij 18-vjeçare dhe më pas ka rënë nga dritarja e katit të pestë të një pallati, duke humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në Largo San Francesco da Paola, në lagjen San Teodoro, pak para orës 14:00.
Sipas raportimeve paraprake të mediave italiane, 26-vjeçari ishte përfshirë në një konflikt me motrën e tij, gjatë të cilit e ka goditur me thikë. E reja ka marrë plagë dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas sulmit, 26-vjeçari ka rënë nga dritarja e banesës dhe ka humbur jetën në vendngjarje. Për momentin, nuk është bërë e qartë nëse rënia ka qenë e qëllimshme apo ka ndodhur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë karabinierët, ekipet e urgjencës së shërbimit 118, si dhe zjarrfikësit.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në konfliktin mes dy vëllait dhe motrës.




