UASHINGTON — Një gazetare e agjencisë Bloomberg është përjashtuar nga takimi trepalësh pas një kërkese të palës kineze, për shkak të një pyetjeje që ajo i drejtoi presidentit amerikan Donald Trump gjatë takimit të tij të mëparshëm me presidentin kinez Xi Jinping.
Pyetja lidhej me Jensen Huang, drejtuesin e kompanisë teknologjike Nvidia, në këtë formë: “President Trump, a ka qenë Jensen Huang i pabesë ndaj Shteteve të Bashkuara?”
Sipas një raporti të shpërndarë mes gazetarëve, pala kineze kërkoi që gazetarja të mos merrte pjesë në takimin e radhës. Shtëpia e Bardhë mbështeti qëndrimin se ajo duhej të lejohej të ishte e pranishme, por zyrtarët kinezë nuk pranuan të tërhiqnin kërkesën e tyre.
Nga ana e tyre, autoritetet kineze u shpjeguan gazetarëve se ndërhyrjet me pyetje të bërtitura gjatë takimeve zyrtare konsiderohen jashtëzakonisht të pahijshme.



