BallinaAktualitetI riu u plagos në sy me plumb gome, protestuesit emocionojnë me...

I riu u plagos në sy me plumb gome, protestuesit emocionojnë me mesazhin në bluza: Të gjithë jemi Erjon Vishkulli!

TIRANË- Mesazhi që protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin përmes bluzave të tyre gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë është “Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, në shenjë solidariteti me 28-vjeçarin që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë demonstratës së një dite më parë.

Në ditën e 13-të të revoltës studentore, protestuesit kanë vendosur të sjellin në vëmendje rastin e Erjon Vishkullit, i cili është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar mjekësor, me shpresën për të shpëtuar shikimin.

Përmes mbishkrimit “Të gjithë jemi Erjon”, të rinjtë kanë shprehur mbështetjen për bashkëmoshatarin e tyre, ndërsa kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave.

Rasti i 28-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ishte angazhuar për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij jashtë vendit

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular