Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin “Elbasan–Librazhd”, në fshatin Mengël, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. B., 19 vjeç, ka dalë nga rruga, duke shkaktuar aksidentin me pasoja fatale.
Si pasojë e përplasjes, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.




