Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur këtë të martë aktgjykimin për çështjen e vrasjes së Liridona Ademaj.
Trupi gjykues ka dënuar me burgim të përjetshëm Naim Murseli, i akuzuar si organizatori i vrasjes së bashkëshortes së tij.
Sipas Prokurorisë, vrasja është planifikuar dhe realizuar në bashkëpunim, duke e cilësuar ngjarjen si një krim të paramenduar. Organi i akuzës kishte kërkuar më herët dënimin maksimal, duke theksuar edhe rrethanat e rënda në të cilat është kryer ngjarja.
Gjatë procesit, mbrojtja ka kundërshtuar akuzat dhe ka kërkuar vendim të bazuar në prova.
Vendimi përfundimtar ndaj të pandehurve të tjerë në këtë çështje pritet të shpallet në vijim.













