FOTOT: Drejtoria e Burgjeve krijon ambient për nënën me fëmijë, pas skandalit të burgosjes së 34-vjeçares

Këto janë pamjet nga dhoma e burgut ku po mbahet 34-vjeçarja bashkë me foshnjën e saj 7 muajsh.

E reja, nënë e tre fëmijëve të miturk, u arrestua me të mbërritur në Rinas dhe u dërgua në burgun e Pojskës, pasi ishte denoncuar nga vjehrri i saj për dhunë në familje.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, është interesuar pranë organeve ligjzbatuese që çështja të zgjidhet dhe nëna e tre fëmijëve të mitur të lihet e lirë.