TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, protestuesit lanë edhe një mesazh gjikand në Bulevard, ku shkruhej “Nuk na përfaqësoni”. Në një pankartë tjetër shkruhej numri 140 dhe mbi të ishin vendosur krimba.
Me këtë simbolikë të përdorur, protestuesit i janë referuar 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, duke theksuar se ata nuk përfaqësojnë popullin.





