19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin Mbrostar-Levan, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
I riu ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur drejtuesi humbi kontrollin e makinës. Automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.
Si pasojë e aksidentit, Shyti u plagos rëndë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Në të njëjtin aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë që udhëtonin në automjet.
Policia vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.




