I vihet lëndë plasëse makinës së administratorit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj

0
16

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti ishte i parkuar pranë banesës së 29-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.

Vlorë/Informacion paraprak:

“Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu