Elbasan, 11 prill 2025 – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka referuar dy raste për ndjekje penale në Prokurori, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit F. Ç., 22 vjeç, pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit V. S., 60 vjeç, pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor “Papër-Peqin”. Automjeti i tij është përplasur me mjetin që drejtohej nga A. M., 32 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
