SHËNGJIN — Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme bregdetin e Shëngjinit, pasi një shtetas është gjetur pa shenja jete në det, në zonën e njohur si Kune.
Autoritetet policore dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit të marrë, duke nisur verifikimet paraprake për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes. Deri më tani, po analizohen dy pista kryesore rreth shkakut të fatalitetit: nëse bëhet fjalë për një mbytje aksidentale gjatë notit apo nëse viktima ka pësuar ndonjë arrest kardiak të papritur teksa ndodhej në ujë.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e saktë të vdekjes. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.




