E rëndë në Radhimë, 10 persona të armatosur kërcënojnë pronarin e Hotel Regina

VLORË- Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku persona të armatosur kanë kërcënuar pronarin e Hotel Regina, Vasil Bedinaj. Zëri.ai shkruan se 10 persona me mjete të ndryshme të pajisur me armë zjarri i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, apo detaje konkrete se çfarë ndodhi saktësisht në hotel Regina. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë./