Pedagogia: Rama s’e meriton më të jetë kryeministër, është turp i këtij vendi!

0
32

Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet sa më parë.

Në një prononcim për mediat, teksa po qëndrojnë përpara Kryeministrisë, pedagogia theksoi se për një javë është bërë një reprezalje ndaj studentëve.

“Jemi këtu për ta vendosur kryeministrin përpara përgjegjësisë, për ta bërë një herë të vetme në këto 13 vite të jetë një qytetar me dorë në zemër, të kërkojë burrërisht falje. Vetëm frikacakët fshihen pas fjalëve. Njerëzit trima paraqiten atje ku është vendi. Mos e paraqisni si përçarje. Është situatë e paparashikueshme. U provokuam për 4 muaj, prisnim një zgjidhje dhe kemi një javë që shikojmë reprezalje të llahtarshme. Ministria e Arsimit është arsyeja e problemit, ka shkatërruar komplet sistemin arsimor. Ne duam që ky kryeministër, që nuk e meriton të jetë kryetar i këtij vendi, është turp i këtij vendi. Shqëipëria meriton bekimin, jo mallkimin”, tha ajo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu