BallinaAktualitetE rëndë në Athinë/ Trupi i një të reje gjendet i fshehur...

E rëndë në Athinë/ Trupi i një të reje gjendet i fshehur në valixhe, dyshime për vrasje

GREQI- Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Athinë, ku trupi i pajetë i një vajze të re është gjetur i fshehur brenda një valixheje në lagjen Agios Panteleimonas. Valixhja u zbulua të dielën, në kryqëzimin e rrugëve Alkamenous dhe Charissis, pasi një 29-vjeçar i huaj vuri re erën e rëndë që vinte prej saj dhe njoftoi policinë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë kontrollit, efektivët zbuluan trupin e një gruaje në gjendje të avancuar dekompozimi. Sipas vlerësimeve të para mjeko-ligjore, viktima dyshohet të jetë me origjinë afrikane dhe e moshës 17 deri në 25 vjeç. Një nga detajet më shqetësuese është se këmbët e saj ishin të lidhura me litar.

Në ekzaminimin fillestar nuk u konstatuan dëmtime të dukshme, ndërsa dyshohet se vdekja kishte ndodhur rreth pesë deri në shtatë ditë përpara zbulimit. Shkaku i vdekjes mbetet ende i paqartë dhe pritet të përcaktohet përmes autopsisë. Çështja po hetohet nga Departamenti i Vrasjeve, ndërsa policia po shqyrton kamerat e sigurisë dhe po mbledh dëshmi për të identifikuar viktimën dhe personat që mund të kenë braktisur valixhen

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular