E kanë kërcënuar? Deputetja Koçeku, mesazh Bajrave të Shkodrës: Nëse familjes time i preket edhe një qime floku, nuk e lë pa iu shkatërruar

Marjana Koçeku, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, të cilin e ka adresuar ndaj Bajrave në Shkodër, të cilët njihen sa i përket aktivitetit kriminal, teksa disa prej pjesëtarëve janë tashmë të dënuar.

Mesazhi i Koçekut lë të kuptohet se ka pasur kërcënime, por gjithçka mbetet për tu verifikuar në vijim.

Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëron se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan ajo.