Dy shpërthime me lëndë plasëse gjatë natës në Ksamil dhe Fier, dëmtohen një banesë dhe një lokal

0
4

Tiranë – Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Ksamil dhe në Fier, duke shkaktuar dëme materiale në një banesë dhe në fasadën e një lokali, pa lënduar asnjë person.

Në Ksamil ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45 të mëngjesit, në oborrin e banesës së një 76-vjeçari me inicialet I. A. Sipas informacioneve paraprake të policisë, dyshohet se aty është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale, ndërsa shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rreth një orë e gjysmë më vonë, në orën 04:15 të mëngjesit, në Fier, shtetasi R. M., rreth 44 vjeç, banues në këtë qytet, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar fasada e lokalit të tij, dyshohet gjithashtu nga lënda plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu