Dy raste aksidentesh rrugore, nisin procedimet penale në Elbasan

Specialistët e qarkullimit rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për dy raste aksidentesh:

– Shtetasi R. C., 33 vjeç, ka aksidentuar lehtë një këmbësore, shtetasen M. H., 38 vjeçe, në rrugën “Qemal Stafa”;

– Shtetasi P. C., 67 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë, ai ka mbetur i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.