14-vjeçari nën hetim për vjedhje në Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal ndaj një 14-vjeçari. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje në një dyqan në lagjen “Xhile Liçi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.