Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin R. A., 25 vjeç. Masa ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













