“Dua të takohemi për një kafe për motrën tënde, nuk do të vritemi”/ I ekzekutoi të motrën, çfarë i shkroi Allmuça vëllait të Luljetës para krimit

Prova të reja hedhin dritë mbi ditët e fundit para vrasjes së një 45-vjeçareje në Luljeta Obzova në Athinë, duke zbardhur lëvizjet e autorit 50-vjeçar Altin Allmuça dhe kërcënimet e vazhdueshme ndaj viktimës dhe fjalët që ai i tha vajzës së tij pak para se të shkonte në banesën e gruas.

Disa ditë para vrasjes, Allmuça dyshohet se u përpoq të takohej me vëllain e 45-vjeçares, me pretendimin se donte të diskutonte për marrëdhënien me motrën e tij.

Nga biseda duket se vëllai i Luljetës ka refuzuar ta takojw për kafe Altin Allmuçën.

Pjesë nga biseda:

Allmuça: Dua të takohemi për kafe, të flasim.

Vëllai i Lulietës: Për çfarë do të flasim?

Allmuça: Çfarë po ndodh me motrën tënde?

Vëllai: Nuk mendoj se duhet të takohemi të dy.

Allmuça: Në rregull, shoku, nuk do të vrasim njëri-tjetrin. Do të pimë vetëm një kafe.

Vëllai: Le ta lëmë me kaq.

Sipas dëshmive të personave të afërt, Lulieta kishte shprehur më herët frikën nga sjellja e tij dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur, përfshirë edhe ndërrimin e bravave të banesës.

Detaje nga vrasja në Greqi/ Vajza e 48-vjeçarit flet e tronditur: S’mund ta pranoj se i mori jetën një nënë që ka një vajzë në moshën time
Vajza e 45-vjeçares u ka thënë autoriteteve se ishte në dijeni për marrëdhënien e nënës së saj me 50-vjeçarin dhe se ajo kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes.

Nëna e saj kishte shprehur shqetësimin për sjelljen e Allmuçës, të cilin e përshkruante si tepër xheloz dhe që i shkaktonte vazhdimisht probleme.