“Do jemi ballë për ballë në gjyqin e shekullit”/ Berisha sfidon Ramën: Zgjidh studion televizive dhe hajde në debat

“Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin narko diktaturën ju them se nuk duhet të harroni u nis një sulm ndaj nesh për të na asgjësuar për të na fshirë nga harta politike. Vetëm e vetëm se ne në opozitë me sakrifica nuk mund të pranonim shkrirjen me qeverinë e krimit, të jemi fasadë opozitë. Do jemi të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës sonë,. Do jemi avoketër të interesit qytetar. U tentuat të na konfiskohej partia, na izoluan ndërkombëtarisht me lobime të mafies ndërkombëtare.

Kemi mbështetje si kurrë ndonjëherë me 14 rezoluta që denoncojnë narko shtetin e Edi Ramës, farsën e tij burgosjet politike. Sot jo vetëm që nuk paraqitur një provë për SB, por ju e dëgjuat u thirr të ulet në bankën sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. I them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallë dhe merr në manovra frikacak si ti nuk ka, të sfidoj në formë mëshire, zgjidh studion televizive, puthadorët e tu dhe hajde në debat tu faktoj shqiptarëve me fakte dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund,” tha Berisha.