Dhu*noi bashkëjetuesen dhe kërcënoi se do e vri*ste, arrestohet 45-vjeçari!

Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjestuesen dhe e kërcënonte se do ta vriste ka rënë në prangat e policisë.

Në shtëpinë e Igli Rapa në në fshatin Dukas, blutë gjetën edhe një kallashnikov që i arrestuari e mbante pa leje.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Njoftimi i policisë:

Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.

Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari, Igli Rapa.

Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.