Ministri Ermal Nufi ka reaguar për herë të parë pas akuzave të bëra ndaj tij nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe audiopërgjimit të publikuar nga ky i fundit në Syri TV, ku shfaqet biznesmeni shqiptaro-izraelit Ron Yefet, teksa përpiqej të negocionte marrëveshje të mëdha biznesi me shtetas ukrainas për prodhimin dhe tregtinë e armëve në vendin tonë.
Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetaren Ambrozia Meta, teksa ishte duke u futur në mbledhjen e kryeministrit Rama me qeverinë dhe drejtuesit politikë të PS-së në “Vilën e Kuqe” në Sauk, Nufi ka mohuar pretendimet e Ahmetajt.
Teksa i përgjigjet gazetares, ministri ka mohuar akuzat për trafikun e armëve, ndërsa, sa i përket audiopërgjimit, ai tha se nuk e ka dëgjuar, teksa u shpreh: “Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?”
Gazetarja: Në lidhje me audiopërgjimin…, jo se po aludojnë për trafik armësh.
Nufi: Çfarë trafiku armësh? A jeni në terezi? Nuk ka…
Gazetarja: Po, kështu thotë përgjimi…
Nufi: Përgjimet e dynjasë do dëgjoj unë?
Gazetarja: Jepni një sqarim publik
Nufi: Asgjë




