Bllokuan rrugët dhe sulmuan një makinë, arrestohet 1 protestues, 14 në hetim

Një protestues është arrestuar nga Policia e Tiranës pas akteve të dhunës mbrëmjen e 9 shtatorit në protestë, kur bllokuan qarkullimin e rrugëve dhe protestuesit rrethuan edhe një makinë të cilën e sulmuan.

14 protestues të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, për veprat penale tubim i paligjshme, bllokim rruge dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Ndërkohë 3 prej të proceduarve do të hetohen edhe për lëndë narkotikë pasi me vete u janë gjetur disa doza kanabisi.