Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Elbasan, në afërsi të zonës së TEG-ut, ku një betoniere ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke rënë nga një lartësi në segmentin poshtë saj.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë mjetin e rëndë të përmbysur, ndërsa zona është përfshirë nga paniku dhe është rrethuar nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.
Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen e drejtuesit të betonieres apo nëse ka viktima ose persona të lënduar si pasojë e aksidentit.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.




