TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta e rradhës e opozitës do të caktohet shumë shpejt. Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha u shpreh se do të përdoren të gjitha format e protestave, të cilat kanë si synim largimin nga qeveria të Edi Ramës.
Berisha theksoi se caktimi i datës së protestës nuk ka lidhje me proceset e brendshme të partisë.
Pyetje: Si do të vijojë protesta juaj?
Sali Berisha: Patjetër, shumë shpejt. Do të caktohet shumë shpejt, nuk tërhiqemi ne. Kryengritja jonë paqësore nuk njeh të zmbrapsur.
Pyetje: Do të ketë ndryshim në strategji apo pason zgjedhjet tuaja si kryetar i PD-së?
Sali Berisha: Të gjitha, të gjitha format e protestave do përdoren. Këto janë protestat, janë, kjo është kryengritje paqësore që ka si mision përmbysjen e narko-regjimit të Edi Ramës. Ky mision është misioni i Partisë Demokratike, por edhe i forcave të tjera politike opozitare, i shoqërisë civile, i grupeve të tjera të interesit, të cilat, për të cilat do bëjmë gjithçka të bashkohemi në një front të përbashkët për t’i dhënë shtytjen përfundimtare këtij regjimi. Por një gjë është e sigurtë, që ne nuk ka, kjo kryengritje nuk ka të ndalur. E shtata apo e teta me radhë, e panjohur më parë në Shqipëri, kjo është bërë, ka një mbështetje sa shqiptare, aq dhe botërore.
Pyetje: Zoti Berisha, nuk më dhatë një përgjigje. Protesta e radhës do të jetë para apo pas 23 majit?
Sali Berisha: Nuk kanë asnjë lidhje këto, kanë lidhje me regjimin. Nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me proceset e brendshme të partisë. Përkundrazi, është, ju jeni dëshmitarë që disa muaj më parë unë deklarova që Partia Demokratike do të hidhet në një veprimtari shumëplanshe. Shumëplanshe. Pra, ne tani vërtet jemi në procese të brendshme, analiza dhe zgjedhje në të gjitha degët, por kjo nuk mund ta pengojë ne të mbajmë kryengritjen paqësore si shpresë e madhe e shqiptarëve. Ndaj dhe, rrofshi ju! Lere e tmerruat sot regjimin. E tmerruat. I patë ç’fytyra kishin. Kriminelë, kriminelë dhe vetëm kriminelë mund të quhen. Protesta tjetër më e fuqishme do jetë. Protesta tjetër më tmerr për regjimin do jetë.
Atëherë, natën e mirë dhe mirupafshim./













