BallinaKryesoreAmbasadori i SHBA-ve, i shoqëruar nga disa senatorë, shkon në SPAK, takohet...

Ambasadori i SHBA-ve, i shoqëruar nga disa senatorë, shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho.

Po ashtu ai ka takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.

Ambasadori amerikan ka mbërritur në SPAK i shoqëruar nga anëtarë të delegacionit dhe senatorë amerikanë.

Siç shihet edhe nga pamjet, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments