Një fugon i braktisur prej dy ditësh ka ngritur dyshime për praninë e një lënde plasëse në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe verifikoi sinjalin e dyshuar.
Mjeti është tërhequr më pas me karrotrec nga Policia për t’u dërguar në Komisariat, ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.
Deri tani nuk është bërë e mundur të identifikohet pronari i fugonit.




