Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pak minuta më parë pranë fshatit Oshtimë, në aksin e vjetër rrugor të Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Ford Focus është përplasur fillimisht me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar, ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.













