GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të qytetit të Serres, në Greqi, ku si pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 në rrugën Amfipolis–Drama, pranë zonës së Paleokomit, ku një automjet është përplasur me një kamion.
Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën dy personat që ndodheshin në automjet, një nënë 43 vjeçe dhe djali i saj 24-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë. Trupat e viktimave u transportuan në Spitalin e Përgjithshëm të Serres.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe drejtuesi 57-vjeçar i kamionit, i cili u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.




