Një automjet është përmbysur këtë të premte në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Kot, në territorin e Bashkisë Selenicë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti po udhëtonte nga Vlora në drejtim të Lumit të Vlorës, kur drejtuesi ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përmbyset në anë të rrugës.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë. Drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
