Aksident në Gramsh/ Kali i pret rrugën motorit, aksidentohet çifti i bashkëshortëve, transportohen drejt Spitalit të Traumës

GRAMSH- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Çerkez, në bashkinë e Gramshit, ku një çift bashkëshortësh është plagosur gjatë përplasjes së motorit me të cilin po udhëtonin, me një kalë i cili ka prerë papritur rrugën.

Sipas informacioneve paraprake, çifti bashkëshortëve ishin duke lëvizur me motor në segmentin rrugor që përshkruan rrugën rurale të Çerkezit, ndërkohë që një kalë i ka prerë rrugën papritmas, për të shmangur përplasjen drejtuesi ka humbur kontrollin e motorit. Si pasojë, burri dhe gruaja kanë pësuar lëndime në trup, nderkohë pas denoncimit të rastit në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipi i urgjencës mjekësore dhe shërbimet e policisë së Gramshit të cilat kanë dhënë ndihmën e parë.

Pas ekzaminimeve të para të kryera nga mjekët është bërë transportimi i çiftit të bashkëshortëve drejt Spirtalit të Traumës, në Tiranë, në të cilin po marrin mjekimet e nevojëshme. Ndërkohë që policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani dyshohet se shkaku i ngjarjes ka qenë dalja e papritur e kafshës para motorit, çka e ka detyruar drejtuesin e tij të shmangte përplasjen