Aksident në aksin Cërrik-Gjyralë, makina përplaset me portën e një banese

GRAMSH- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në segmentin rrugor Cërrik-Gjyralë. Mësohet se një makinë dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti më pas është përplasur me murin e avllisë dhe portën hyrëse të një banese. Automjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërsa drejtuesi ka marrë vetëm dëmtime të lehta. Policia ka nisur hetimet dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit dhe drejtuesit të automjetit i ka kryer testin e alkoolit.