BallinaAktualitetAgravon konflikti mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari! Në...

Agravon konflikti mes të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari! Në pranga autori i dyshuar

Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 11 të qytetit, ku si pasojë është plagosur me thikë 19-vjeçari me inicialet M.A.

Pak minuta pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur kapjen e autorit, i cili dyshohet të jetë 23-vjeçari me inicialet R.I. Autori i plagosjes gjithashtu mësohet se ka thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një sasi cannabis sativa.

Sa i përket të plagosurit, 19-vjeçari po merr mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në kofshë.

Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular