53 emigrantë të vdekur ose të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje në brigjet e Libisë

Një anije që transportonte 55 emigrantë u përmbys në brigjet e Libisë, duke lënë 53 persona të vdekur ose të zhdukur, përfshirë dy foshnje.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin publikoi informacion në lidhje me këtë.

Anija e vogël u përmbys në veri të Zuwarës, Libi, më 6 shkurt. Dy gra nigeriane u shpëtuan gjatë një operacioni kërkim-shpëtimi të kryer nga autoritetet libiane.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, të paktën 375 emigrantë vdiqën ose u zhdukën vetëm në janar si pasojë e mbytjeve të shumta anijesh në kushte ekstreme të motit në Mesdheun qendror.