Europa League/ Jepen verdiktet e fundit, skuadrat mësojnë fatin e tyre për më tej…

ZVICER – Pas Ligës së Kampioneve, ishte radha e Europa League që jepte verdiktet e saj për fazën e parë të saj. Lyon dhe Aston Villa ishin skuadrat që kishin në xhep kualifikimin e tire në 1/8 e finale, me skuadrën franceze që arriti të mposhtë PAOK-un e Selanikut 4-2 duke e mbyllur këtë fazë në vend të parë.

Të njëjtën gjë bëri edhe Aston Villa që e fitoi ndeshjen ndaj Salzburgut me kontaktin 3-2 duke u pozicionuar në vendin e dytë.

Siguruan kualifikimin direkt edhe Midtylland, Freiburg, Betis, Porto dhe Braga. Skuadra e Midtylland mposhti Dinamon e Zagrebit 2-0, ndërsa Freiburg barazoi 0-0 që i mjaftoi skuadrës gjermane që të evitojë fazën e play-offit.

Me fitore e mbylli këtë fazë Betis që mposhti 2-1 Feyenoordin, ashtu sikurse edhe Porto që iu imponua Rangers të eliminuar tashmë duke e uniformuar 3-1.

Roma me 10 futbollistë arriti të barazojë me kontaktin 1-1 në Athinë ndaj Panathinaikos duke u pozicionuar në vend të 8-të, ndërkohë që Bolognës nuk i mjaftoi fitorja 3-0 ndaj Maccabi Tel Aviv për të qenë në 1/8 e finale dhe do të luajë në play-off. Ndërsa Braga barazoi 0-0 me Go Ahead Eagles të eliminuar.

Në fazën e play-off-it do të gjithë edhe skuadra si Ferencvaros, Nottingham, Viktoria Plzen, Fenerbahce, Panathina, Genk Crvena Zvezda, Stuttgart, Celta, Lille, Brann Ludogorets dhe Dinamo Zagreb dhe Arbër Hoxhës.

Ndërkohë që kanë Glasgow Rangers i kanë thënë lamtumirën turneut edhe Sturm i Graz, Nice, Malmo, Utrecht, Maccabi Tel Aviv.