Aksident i rëndë në aksin Gramsh–Porocan, një viktimë dhe dy të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Gramsh–Porocan, ku një kamion ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, kamioni drejtohej nga shtetasi Sh. K., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, e cila punonte si infermiere dhe udhëtonte si pasagjere në kamion.
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, Sh. K., i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Gramshit, si edhe pasagjerja tjetër, A. B., me profesion mësuese, e cila është transportuar drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.