Rrenas, Belsh
Në vijim të hetimeve për aksidentin e ndodhur një ditë më parë në Rrenas të Belshit, ku humbi jetën shtetasja Rr. T., specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin K. I., 20 vjeç, banues në Belsh.
Sipas Policisë, i riu dyshohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen. Nga aksidenti mbeti e dëmtuar edhe pasagjerja në automjet, nëna e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













