Trump tallet me Macron: Bën të fortin me syze

ZVICËR- Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk i ka kursyer as ironitë në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër me syzet e presidentin francez Emmanuel Macron, i cili po i mban për shkak të një problemi shëndetësor në njërin sy.

“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi?” tha Trump gjatë fjalimit të tij në Forumin e Davosit.

“Ai u përpoq të dukej i ashpër”, shtoi presidenti amerikan, përpara se të flasë gjatë për çmimet e barnave.

“Është e vështirë të besohet, por më pëlqen shumë Emmanuel Macron”, pohoi Trump, duke rrëfyer se si e ka detyruar presidentin francez që të ulë çmimet e barnave.