Rama mbledh Komitetin e Emergjencave Civile/ Ja çfarë do të diskutohet

TIRANË- Sot në orën 08:30, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në godinën qeveritare Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile për të adresuar problematikën e përmbytjeve ditëve të fundit në Shqipëri.

Mësohet se në diskutim do të jenë ministritë përgjegjëse për të menaxhuar situatën, Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme, e Financave, Energjia, Infrastruktura, Bujqësia si dhe përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Pritet të diskutohet edhe paketën e dëmshpërblimeve, nga e cila do të përfitojnë të gjithë familjarët, bizneset dhe fermerët që u janë prekur tokat bujqësore.

Më parë Kryeministri Rama u ka bërë një thirrje në rrjetet sociale, qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të komunikojnë për çdo nevojë me institucionet, të cilat sipas tij janë në terren 24 orë. Kryeministri Rama u bëri gjithashtu një apel banorëve të zonës së Novoselës, për të cilët është bërë një thirrje evakuimi për shkak të rrezikut që vjen nga dalja e shtratit të lumit Vjosa.