Ofendimet në rrjetet sociale, dhunohet brutalisht tiktokerja Suada Muça, ‘Fire’ i nxjerr pamjet

TIRANË- Dhuna nga rrjetet sociale ka agravuar shoqërinë tonë, duke u kthyer një problem madhor. Rasti më i fundit i shënuar nga kjo është mbrëmjen e kaluar ku u dhunua tiktokerja Suada Muça nga disa persona në zonë e Liqenit të Tiranës.

Teksa po kalonte në atë zonë, Muça është dhunuar brutalisht nga disa vajza të tjera, të cilat e kanë shtrirë për tokë duke e tërhequr prej flokësh dhe duke e goditur. Autori i porositjes së dhunës së saj dyshohet se është Xhemal Uka, i njohur në platformën TikTok me nofkën “Fire”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas disa deklaratave dhe ofendimeve që Suada dhe File kanë bërë ndaj njëri-tjetrit në një video-live. Pas incidentit, Suada Muça ka dalë në një video live në rrjetet sociale, ku është shfaqur me shenja të dukshme në fytyrë. Suada ka theksuar se është sulmuar nga një vajzë dhe tre burra, të cilët, teksa e kanë dhunuar e kanë detyruar të kërkojë falje publike për ofendimet e drejtuara ndaj Xhemal Ukës.

Ndërkohë që nuk dihet nëse Muça ka bërë denoncim në polici pas aktit të ndodhur. Por deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet ligjzbatuese në vend, për autorët e ngjarjes nëse janë identifikuar apo shoqëruar në polici.

694d0bcd8b8a2